Sinan Polat
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
ANKARA (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ndërmori veprime për të zgjidhur problemin e mungesës së ujit të turqve nomad të cilët jetojnë në lindje të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e dhënë nga TIKA u theksua se çështja e mungesës së ujit në fshatrat Ali Koç dhe Koxhali, të cilët gjenden në rajonin e maleve Plaçkovica në lindje të Maqedonisë, do të zgjidhet me ujin që do të sillet prej 50 kilometra.
Në projektin që do të zhvillohet nga ana e TIKA-s burimet e ujit të cilat gjenden në kodrinat e malit Plaçkovica do të mblidhet në depo të mëdha ku do të pastrohet dhe do të transportohet tek banorët.
Në fshatrat Ali Koç dhe Koxhali të bashkësisë Radovish gjenden për afërsisht 1000 turq nomad të cilët tërheqin vëmendjen me folklorin e pasur të tyre dhe mënyrës së veshjes.
Vendasit kanë migruar në këtë rajon në shekullin 14 nga Karaman-i i Turqisë, dhe e kanë prejardhjen nga origjina nomade të cilët merren me blegtori dhe bujqësi.