Hajer M'tırı
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
PARIS (AA) – Një i ri 20 vjeçar, refugjat nga Iraku në tentativën për të kaluar nga Franca në Britani të Madhe, ka vdekur si pasojë e rrëzimit të paletave nga një kamion në qytetin kufitar Calaisu, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia franceze njoftoi se trupin e pajetë të irakianit e gjeti një shofer kamioni nga Hungaria gjatë kontrollimit të ngarkesës, ndërsa edhe dy të afërm tjerë të të ndjerit u gjetën të fshehur në kamionin.
Kjo është fatkeqësia e tretë në afërsi të Eurotunnelit dhe Calaisu-s gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa rasti i 19-të i tillë nga qershori i këtij viti.
Mijëra refugjatë vazhdojnë të qëndrojnë në kampet e Calaisu-s dhe tentojnë që përmes Eurotunnel-it të shkojnë në Britaninë të Madhe.