Fatih Erel
22 dhjetor 2015•Përditësim: 23 dhjetor 2015
GJENEVË (AA) – Mbi një milion refugjatë kanë mbërritur në Evropë deri më tani gjatë këtij viti përmes detit dhe tokës, bëri të ditur sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas IOM-it, pothuajse 3.700 refugjatë kanë vdekur gjatë kalimit të Mesdheut dhe 1.005.504 kanë mbërritur në Evropë përmes detit dhe tokës.
Afër 971.289 njerëz arritën në Evropë nga deti nëpërmjet Mesdheut dhe 34,215 njerëz arritën në Evropë nga toka pas kalimit nga Turqia në Bullgari dhe Greqi.
Rreth 816.000 njerëz kanë mbërritur në Greqi nga deti dhe 4.000 njerëz mbërritën në Greqi nga toka.
Rreth 219.000 refugjatë dhe migrantë vitin e kaluar mbërritën në Evropë përmes Mesdheut.
“Persekutimi, konflikti dhe varfëria kanë detyruar një milion njerëz të ikin në Evropë në vitin 2015”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Agjencisë për refugjatë të OKB-së-UNHCR-së dhe IOM-it.
“Një në dy persona të atyre që kaluan Mesdheun gjatë këtij viti, gjysmë milionë persona, ishin sirianë që kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, pastaj afganët me 20 përqind dhe irakianët me shtatë përqind”, bënë të ditur IOM dhe UNHCR.
Organizatat bënë të ditur se 800.000 refugjatë kanë arritur në Evropë përmes Detit Egje nga Turqia në Greqi, ashtu që në vitin 2015 deri në 80 përqind e refugjatëve në mënyrë të parregullt përmes detit kanë arritur në Evropë.