Serdar Açıl,Halil İbrahim Sincar
19 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
MARDIN (AA) – Terroristët e PKK-së në juglindje të Turqisë kanë vrarë një, ndërsa plagosën edhe nëntë ushtarë tjerë turq, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat turke të sigurisë vazhdojnë operacionet antiterroriste në qarkun Nuseybin në provincën juglindore Mardin, ndërsa qëllimi i operacionit i nisur në mars të këtij viti është pastrimi i elementeve terroriste dhe heqja e barrikadave, bunkerëve dhe fushave të minuara të cilat i kanë vendosur terroristët e PKK-së.
Sot terroristët e PKK-së aktivizuan një shpërthim të punuar me dorë në lagjen Abdulbakir Pasa, ndërsa më pas erdhi deri te përleshja e armatosur mes ushtrisë turke dhe terroristëve.
Gjatë përleshjeve një ushtarë turk ka rënë dëshmor, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve dy janë në gjendje rreziku, ndërsa të gjithë të plagosurit janë transferuar në spital në qendër të Nuseybin-it.