Tutku Şenen
02 Tetor 2016•Përditësim: 03 Tetor 2016
ANKARA (AA) – Forcat turke të sigurisë në disa operacione të ndara në juglindje të vendit kanë neutralizuar 20 terroristë të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria turke njofton se në provincën Hakkari ka vrarë të dielën katër terroristë. Në njoftim thuhet se terroristët e vrarë janë qëlluar nga një predhë tanku në qarkun Çukurca të provincës Hakkari.
Sipas të dhënave të ushtrisë, vrasjet e fundit të terroristëve e kanë çuar numrin e terroristëve të vrarë në Hakkari në 338, prej kur filluan operacionet më katër gusht.
Krahas kësaj shtatë terroristë të tjerë të PKK-së u vranë në operacionet e ushtrisë në provincën lindore Kars, të shtunën vonë.
Zyra e guvernatorit thotë se terroristët ishin zbuluar me anë të një droni. Fillimisht katër terroristë u neutralizuan nga helikopteri ndërsa më vonë edhe tre të tjerë përmes një operacioni ajror, thuhet në njoftim.
Gjithashtu njoftohet se nëntë terroristë tjerë të PKK-së u vranë në krahinën juglindore Sirnak.
Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimi Evropian, dhe ky është një grup i cili për më shumë se tre dekada është duke udhëhequr një fushatë të armatosur kundër Turqisë.