Ömer Ürer
29 Prill 2019•Përditësim: 30 Prill 2019
Pllajat në Düzce të Turqisë me ndryshimin e natyrës pas ardhjes së stinës së pranverës, magjepsin vizitorët me pamjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Pllajat në Düzce të Turqisë me ndryshimin e natyrës pas ardhjes së stinës së pranverës, magjepsin vizitorët me pamjen. ( Ömer Ürer - Anadolu Agency )
Në rrafshnaltat Güzeldere, Pürenli, Hira, Derebalık, Kardüz, Odayeri dhe Balıklı me lartësi prej 200 deri në 800 metra, përjetohen dy stinë në të njëjtën kohë.
Nga njëra anë lulet sjellin pamje mahnitëse, ndërsa nga ana tjetër shkrirja e borës që ka qëndruar rreth shtatë muaj sjell pamje të bukura.
Rrafshnaltat që kishin mbetur "të vetmuar" gjatë stinës së dimrit, tanimë presin vizitorët e tyre me nxehjen e kohës.