Bota

Greqia njofton se nuk do të pranojë më kërkesa për azil nga Turqia

"Turqia është caktuar një vend i sigurt për azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia", thuhet në vendimin e përbashkët nga Ministria e Jashtme greke dhe Ministria e Migracionit dhe Azilit

Tevfik Durul  | 08.06.2021 - Përdıtësım : 08.06.2021
Greqia njofton se nuk do të pranojë më kërkesa për azil nga Turqia

Athinë

Greqia njoftoi se kërkesat për azil të paraqitura nga individë nga Turqia nuk do të pranohen më, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Turqia është caktuar një vend i sigurt për azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia", thuhet në vendimin e përbashkët nga Ministria e Jashtme greke dhe Ministria e Migracionit dhe Azilit.

Duke argumentuar se Turqia plotëson të gjitha kushtet e jetesës dhe të drejtat e njeriut të kategorive të caktuara të aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, vendimi grek thekson se aplikantët origjina e të cilëve është nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia nuk konsiderohen të jenë në ndonjë rrezik në Turqi për shkak të racës, fesë, shtetësisë ose bindjeve të tyre politike.

Në lidhje me vendimin, ministri grek i Migracionit dhe Azilit Notis Mitarachi tha: "Përcaktimi i Turqisë si një vend i tretë i sigurt është një hap i rëndësishëm në trajtimin e flukseve të migracionit ilegal dhe veprimtarinë kriminale të rrjeteve të kontrabandës".

Turqia ka dënuar vazhdimisht praktikën e paligjshme të Greqisë për të shtyrë prapa azilkërkuesit, duke thënë se shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të pambrojtur, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që i shpëtojnë luftës dhe persekutimit.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, më shumë se 265.000 migrantë të parregullt u ndaluan në Turqi në vitin 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın