Turqia

Turqi, terroristët e PKK vrasin një roje sigurie në juglindje të vendit

Një roje sigurie u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin e organizatës terroriste PKK mëngjesin e sotëm në një bazë ushtarake në provincën juglindore Siirt

Fecri Barlık  | 10.06.2021 - Përdıtësım : 10.06.2021
Turqi, terroristët e PKK vrasin një roje sigurie në juglindje të vendit

Siirt

Një roje sigurie u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin e organizatës terroriste PKK mëngjesin e sotëm në një bazë ushtarake në provincën juglindore Siirt të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë guvernatori i Siirt tha se terroristët e PKK-së sulmuan bazën ushtarake Degirmentasi në qarkun Pervari duke përdorur armë me tytë të gjatë.

Roja i sigurimit Mehmet Babat u vra ndërsa kolegu i tij Siddik Bulut u plagos.

Bulut u dërgua në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit të Siirt.

Operacioni kundër terroristëve vazhdon në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.