Turqia

Zjarri pyjor në rrethin Fethiye të Muğla-s u vihet nën kontroll

Kryebashkiaku i Fethiye-s, Alim Karaca, tha se zjarri ishte larg hoteleve dhe vendbanimeve

Ali Rıza Akkır, Ayşe Yıldız  | 31.07.2021 - Përdıtësım : 31.07.2021
Zjarri pyjor në rrethin Fethiye të Muğla-s u vihet nën kontroll Foto: Ali Rıza Akkır / AA

Muğla

Zjarri pyjor në zonën pyjore në rrethin Fethiye të Muğla-s është vënë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në zonën pyjore të lagjes Ölüdeniz shpërtheu një zjarr për arsye të pacaktuar deri më tani.

Duke u përpjekur për të kontrolluar zjarrin, i cili u përhap në një zonë të gjerë me efektin e erës, ekipet ndërhynë në rajon nga toka.

Shumë qytetarë që erdhën në rajon gjithashtu mbështetën ekipet.

Guvernatori i Qarkut Fethiye, Eyüp Fırat, i cili koordinoi përpjekjet e shuarjes së zjarrit, për mediat tha se qëllimi i tyre i parë është të parandalojnë përhapjen e zjarrit.

"Sapo morëm lajmin për zjarrin, ne dërguam të gjitha ekipet. Përpjekja jonë vazhdon. Qëllimi ynë i parë është ta shuajmë", tha Fırat.

Kryebashkiaku i Fethiye-s, Alim Karaca, tha se zjarri ishte larg hoteleve dhe vendbanimeve.

Duke u shprehur se ata janë duke mobilizuar objektet e bashkisë për ta shuar zjarrin, Karaca tha, "Ne ndërhymë me të gjitha ekipet tona. Ka një zjarr edhe në rajonin Kayaköy. Ne jemi duke u përqendruar në mundësinë e sabotimit".

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, në mediat sociale shkroi se "zjarri në rrethin Fethiye të Muğla-s është vënë nën kontroll".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın