Halil Fidan
04 tetor 2015•Përditësim: 04 tetor 2015
SANLIURFA (AA) – Kultivuesve pambukut ose "arit të bardhë" në Turqi filluan korrjet me buzëqeshje në fytyrë, duke fërkuar duart, sepse rendimentet e këtij viti prej dy milion tonësh paraqesin rekord deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Rajoni i Turqisë Juglindore-Sanliurfa, veçanërisht lugina e Harranit, është një vend ku kultivohen pothuajse gjysma e pambukut të Turqisë, kurse rendimentet e sivjetme pjesërisht janë realizuar për shkak të sistemit të ujitjes që janë vendosur në kuadër të zhvillimit të bujqësisë në Anadollin Juglindorë, GAP.
Fushat e bardha të pambukut ofrojnë pamje spektakolare në këtë periudhë të vitit, dhe kjo është bima e cila kultivohet me mijëra vjet, kurse për më shumë se dy shekuj, është materiali më i rëndësishëm në industrinë e tekstilit dhe përpos grurit rendimenti më i rëndësishëm i tregtisë.
Përveç Kinës, SHBA-ve, Indisë dhe prodhuesve tjerë globale, po ashtu edhe Turqia është ndër vendet që prodhojnë sasi të mëdha të pambukut, të cilat përveç tekstileve, është një burim i rëndësishëm i lëndës së parë për prodhimin e vajrave themelore dhe ushqimit të kafshëve.
Pambuku ose fijet e bardha rreth bimës të lules-Gossypium edhe sot korren me teknikat e dorës. Korrësit dalin në orët e hershme të mëngjesit në fushat e bardha duke kënduar dhe duke bërë shaka mbledhin fijet e holla deri në perëndimin e diellit.
Gazetarët e AA-së vizituan fushat e Huseyin Yildiz-it që këtë vit janë mbjellë 300 dynym të pambukut, kurse këto ditë korrin frytet e punës së tij.
"Falë Zotit, ka ardhur koha e korrjes. Rendimentet dhe çmimet janë të mira këtë vit", tha Yildiz.
Kader Olgun, njëra nga mbledhëset e pambukut, tha se e tërë familja e saj janë në fushë për të fituar sa më shumë para, dhe ankohet për faktin se fëmijët mungojnë në shkollë për të ndihmuar në të korrat, kurse nga autoritetet lokale në këtë kontekst pret ndihmë dhe mirëkuptim.
Kreu i Dhomës së Inxhinierëve Bujqësore në Sanliurfa, Ali Riza Ozturkmen tha se ekzistojnë të gjitha kushtet për korrje të mirë.
"Në Turqi, presim dy milion ton, kurse në Sanliurfa rreth një milion ton të pambukut. Rendimentet janë të kënaqshme nga 650-750 kilogramë për hektar", tha Ozturkmen.