Tutku Şenen
02 tetor 2015•Përditësim: 02 tetor 2015
ANKARA (AA) – Xhandarmeria turke ka arrestuar gjashtë shtetas të Gjermanisë të cilët dyshohen se kanë tentuar të kalojnë kufirin jugor që lidhë Turqinë dhe Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat janë arrestuar të premten në provincën juglindore Sanliurfa, deklaroi policia.
Ekipet e xhandarmerisë kanë thënë se gjashtë persona kanë provuar të kalojnë në Siri nëpërmjet kufirit në Goktepe i cili gjendet në rajonin Birecik.
Zyrtarët thanë se të arrestuarit do të deportohen.
Më shumë se 100,000 njerëz janë arrestuar nga janari i këtij viti, gjatë tentativës për të kaluar kufirin Turqi-Siri.
Në bazë të të dhënave të zyrtarëve turq, ky shtet ka deportuar mbi 1,100 persona të cilët përshkruhen si të huaj që shkojnë në Siri.