Meryem Kasım
02 nëntor 2015•Përditësim: 03 nëntor 2015
KAJRO (AA) – Një ekip ekspertësh gjermanë të kompanisë Airbus kanë mbërritur në Kajro për të ndihmuar ekipet ruse, franceze dhe egjiptiane në zbardhjen e fatkeqësisë së rrëzimit të avionit në Gadishullin e Sinait, ku humbën jetën 224 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë nga Agjencia për aviacion civil të Egjiptit, ekspertët gjermanë sot në mëngjes kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar në Kajro.
Burimet e sigurisë njoftuan se hetimi rreth rrëzimit të avionit dhe aksioni i shpëtimit dhe kërkimi i trupave tjerë të pajetë, zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.
Avioni rus i tipit Airbus A-320 të shtunën u rrëzua në Gadishullin e Sinait, ku si pasojë humbën jetën 217 pasagjerë, prej të cilëve 17 fëmijë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Siç lajmëruan mediat egjiptiane deri tani janë gjetur 187 trupa të pajetë.