Turqia

Turqi, sekuestrohen 463 kilogramë kokainë

Ministri i Tregtisë, Mus përgëzoi Ekipet e Doganave për kapjen e drogës të martën në mbrëmje duke deklaruar: "Ne kurrë nuk do t'u japim një mundësi shitësve të helmit"

Deniz Çiçek Palabıyık  | 23.06.2021 - Përdıtësım : 23.06.2021
Turqi, sekuestrohen 463 kilogramë kokainë

Ankara

Autoritetet doganore turke kanë sekuestruar 463 kilogramë kokainë nga porti jugor i Mersinit, tha ministri i Tregtisë, Mehmet Mus sot herët në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Tregtisë, Mus përgëzoi Ekipet e Doganave për kapjen e drogës të martën në mbrëmje në Twitter, duke deklaruar: "Ne kurrë nuk do t'u japim një mundësi shitësve të helmit".

Sipas të dhënave të përpiluara nga AA, forcat e sigurisë kryen 159.259 operacione anti-narkotike në të gjithë vendin në vitin 2020.

Gjatë këtyre bastisjeve, u sekuestruan 4.168 kilogramë metamfetaminë, 1.954 kg kokainë, 1.484 kg kanabinoide sintetike, mbi 11 milionë pilula ekstazi dhe mbi 4 milionë lloje të tjera pilulash narkotike.

Nga 231.578 të dyshuar të ndaluar në operacione, 24.781 u paraburgosën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın