Hasan Hüseyin Kulaoğlu,Adem Koç
23 Qershor 2021•Përditësim: 23 Qershor 2021
Të paktën 32 terroristë të dyshuar të DEASH-it u kapën në operacione antiterroriste në të gjithë Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacione të njëkohshme me bazë në Stamboll u kryen nga ekipet e Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë së Stambollit në 39 adresa në provincat Aydin dhe Sivas.
Gjithashtu në operacione mori pjesë edhe policia e operacioneve speciale, sipas burimeve, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me më shumë se 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.