Turqia

Neutralizohen 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Të paktën 6 terroristë u neutralizuan gjatë një operacioni të kryer mbrëmë nga Forcat e Armatosura Turke në veri të Irakut

Selma Kasap  | 18.11.2018 - Përdıtësım : 19.11.2018
Neutralizohen 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) – Të paktën 6 terroristë u neutralizuan gjatë një operacioni të kryer mbrëmë nga Forcat e Armatosura Turke në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke njoftoi se forcat ajrore kanë kryer një operacion antiterrorist me ç'rast shkatërruan strehimoret në të cilat terroristët e PKK-së përgatisnin sulme të reja terroriste në Turqi.

Sulmet u kryen në rajonet malore Zap dhe Sinan-Haftanin dhe të paktën 6 pjesëtarë të organizatës terroriste u neutralizuan.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së saj të armatosur tre-dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.

Malet Kandil, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk dhe Zap shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë që njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın