Turqia

Përmbytje në Bodrum, disa automjete përfundojnë në det

Ujërat e rrëmbyeshëm morën çdo gjë para vetes në rrugët nga qendra e Bodrumit ndërsa ekipet zjarrfikëse shpëtuan dy persona, automjeti i të cilëve përfundoi në det

Ali Ballı  | 18.11.2018 - Përdıtësım : 19.11.2018
Përmbytje në Bodrum, disa automjete përfundojnë në det

Mugla

MUGLA (AA) – Reshjet e dendura të shiut mbrëmë shkaktuan përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum, në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Ujërat e rrëmbyeshëm morën çdo gjë para vetes në rrugët nga qendra e Bodrumi ndërsa për përmasat e përmbytjeve më së miri flasin automjetet e përmbysura dhe të shkatërruara plotësisht. Disa automjete nga parkingu në bregdet përfunduan në det.

Ndërtesat rezidenciale dhe komerciale në qendër të qytetit janë përmbytur dhe rrugët u mbuluan me baltë dhe mbeturina, të cilat u shkaktuan nga përmbytjet.

Autoritetet filluan pastrimin e rrugëve dhe ndërtesave mëngjesin e sotëm.

Zjarrfikësit shpëtuan një burrë dhe një grua, automjeti i të cilëve përfundoi në det.

Agjencitë përgjegjëse pritet të përcaktojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e natës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın