Turqia

Turqi, shpëtohen 44 emigrantë të parregullt

Burimet e rojes bregdetare theksuan se 44 emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, u shpëtuan gjatë operacionin në Egjeun verior, jashtë brigjeve Balıkesir të Turqisë

Fatih Hafız Mehmet  | 19.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
Turqi, shpëtohen 44 emigrantë të parregullt Foto: Evren Atalay/AA

Balıkesir

BALIKESİR (AA) - Rojet bregdetare turke në një operacionin të nisur mëngjesin e sotëm kanë shpëtuar 44 emigrantë të parregullt të bllokuar në ishullin Yumurta në detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e rojes bregdetare theksuan se 44 emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, u shpëtuan gjatë operacionin në Egjeun verior, jashtë brigjeve Balıkesir të Turqisë.

Burimet e njëjta theksuan se operacioni u nis pasi një nga emigrantët thirri shërbimin emergjent.

Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht nga fillimi i luftës në Siri.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit rreth 250 mijë emigrantë të parregullt u kapën në Turqi.

Emigrantët e parregullt kryesisht ishin shtetas afganë, pakistanezë, sirianë dhe irakianë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın