Turqia

Aksidentohet automjeti me emigrantë në Turqi, 10 të vdekur

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 emigrantë të parregullt dhe u plagosën 30 të tjerë

Ekip  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 26.06.2019
Aksidentohet automjeti me emigrantë në Turqi, 10 të vdekur ( Cihan Demirci - Anadolu Agency )

Edirne

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një automjeti që transportonte emigrantë të parregullt në rajonin Meriç të qytetit Edirne në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti është aksidentuar duke u përplasur me një mur pasi drejtuesi ende i paidentifikuar ka humbur kontrollin e automjetit. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 emigrantë të parregullt dhe u plagosën 30 të tjerë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka vajtur edhe prefekti i Edirnesë, Ekrem Canalp dhe ka marrë informacion në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu bëhet e ditur se trupat e pajetë janë dërguar në morg, ndërsa të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth zonës.

"Ekipet e komandës së xhandarmërisë paralajmëruan ndalimin e një automjeti të dyshuar në lagjen Doğanca e madhe në rajonin Meriç. Automjeti duke mos iu bindur paralajmërimit për të ndaluar ka shtuar shpejtësinë dhe është përplasur me një dyqan. Në aksident humbën jetën 10 emigrantë të parregullt dhe u plagosën 30 të tjerë", thuhet në një deklaratë nga prefektura e Edirnesë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.