AP
30 tetor 2015•Përditësim: 30 tetor 2015
MADRID (AA) - Ekipet e shpëtimit të Spanjës njoftuan se kanë nxjerrë trupat e katër refugjatëve të cilët kanë tentuar të lundrojnë midis Marokut dhe Spanjës në një varkë me 50 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftuan nga shërbimi i shpëtimit, 35 persona raportohen të zhdukur, ndërkohë që 15 të tjerë mbijetuan. Siç shkruajnë mediat spanjolle, refugjatët janë gjetur në detin në jug të Malagas në pjesët e varkës në orën katër të mëngjesit.
Të mërkurën një organizatë joqeveritare në Spanjë ka paralajmëruar për ardhjen një grupi refugjatësh nga veriu i Marokut drejt Spanjës.