Kemal Karadağ
19 janar 2016•Përditësim: 19 janar 2016
ANKARA (AA) - Mes Kuvajtit dhe Turqisë nënshkruhet marrëveshja për grantin 20 milionë dollarë i cili do të përdoret për arsimimin dhe shërbimet shëndetësore të refugjatëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryekëshilltari i Kryeministrit të Turqisë, Murtaza Yetiş, në fjalimin e tij në ceremoninë e mbajtur në rezidencën shtetërore Ankara Palas theksoi se do të vihet në zbatim një marrëveshje e cila është e rëndësishme për refugjatët sirianë që jetojnë në Turqi.
Yetiş, ka vënë në dukje se kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi të përbashkët serioz në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë dhe shton se” "Sigurisht që kjo është vetëm një fillim, ne kemi besimin se patjetër që do të vijë edhe vazhdimi i kësaj. Kriza vazhdon, lufta vazhdon. E gjejmë jashtëzakonisht kuptimplotë këtë mbështetje të ardhur nga Kuvajti".
Ndërsa drejtori i përgjithshëm përgjegjës për zhvillimin e Fondit Kuvajtian Abdulwahab A. Al Bader ka rikujtuar se ndodhen në Turqi për një marrëveshje me vlerën 20 milionë dollarë.
Al Bader ka vënë në dukje se granti do të jepet në kuadër të marrëveshjes dhes se do të përdoret për sirianët që jetojnë në Turqi. Ai thekson se: "Kemi ardhur në Turqi për marrëveshjen me vlerën 20 milionë dollarë që do ti jepen Turqisë. Këto para do të përdoren për investimet ndaj sirianëve. Vitin e kaluar në Konferencën e 3-të për Sirinë shteti i Kuvajtit nënshkroi një angazhim me vlerën 500 milionë dollarë për sirianët".
Ndërsa zëvendës nënsekretari i Ministrisë së Arsimit të Turqisë, Yusuf Büyük ka shprehur falënderimet ndaj qeverisë së Kuvajtit. Duke vënë në dukje se ndiejnë në zemër dhimbjen për çdo fëmijë të humbur sirian ai ka theksuar se për arsimimin në një mjedis së më të përshtatshëm të nxënësve refugjatë do të kryejnë tenderimin e shkollave dykatëshe me 24 klasa.
Pas fjalimeve janë nënshkruar marrëveshjet e grantit ku në ceremoni kanë qenë të pranishëm përfaqësuesi i Fondit Kuvajtian, Yousef Al Bader, si dhe zyrtarë nga Ambasada e Kuvajtit në Turqi dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë.