Sertaç Bulur
02 Nëntor 2017•Përditësim: 02 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Të paktën 31 terroristë të PKK-së janë vrarë në operacionet ushtarake në lindje të Turqisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e përditësuar, Ministria bëri të ditur se 19 terroristë janë vrarë në qarkun Semdinli të provincës juglindore Hakkari, ndërsa nëntë të tjerë janë vrarë në qarkun Nazimiye të provincës lindore Tunceli.
Në njoftim shtohet se edhe tre terroristë janë vrarë në provincën juglindore Sirnak.
Ndërkohë, ushtria turke njoftoi se terroristët e vrarë në Semdinli janë vrarë gjatë tentimit për të ikur në Irakun verior.
PKK-ja, e cila gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, vazhdoi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015. Që atëherë, është përgjegjëse për vdekjen e 1.200 pjesëtarëve të forcave të sigurisë si dhe civilëve.