Turqia

Forcat turke neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në Irak

"Terroristët u shënjestruan në rajonin Haftanin në operacionet me mbështeje ajrore", njoftoi Ministria e Mbrojtjes

Burak Dağ  | 16.07.2020 - Përdıtësım : 17.07.2020
Forcat turke neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në Irak

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 3 terroristë tjerë të PKK-së në kuadër të operacionit "Kthetra-Tigër" në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Terroristët u shënjestruan në rajonin Haftanin në një operacion të mbështetur nga ajri", tha ministria në Twitter.

Operacioni po vazhdon me sukses dhe do të vazhdojë derisa të neutralizohet terroristi i fundit, thuhet më tej.

Autoritetet turke përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Operacionet e Turqisë "Kthetra-Tigër" dhe "Kthetra-Shqiponjë" filluan muajin e kaluar për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijve duke neutralizuar kërcënimin që vjen nga PKK-ja dhe grupeve të tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin veriun e Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.