Turqia, Koronavirusi

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Venezuelë

Kutitë e furnizimeve po ashtu bartin një mesazh për popullin e kombit të Amerikës së Jugut, ekonomia e të cilit është dëmtuar nga sanksionet e SHBA-ve

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 16.07.2020 - Përdıtësım : 16.07.2020
Turqia dërgon ndihma mjekësore në Venezuelë

Ankara

Turqia sot në vazhdën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka dërguar ndihma mjekësore në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Një avion i Forcave të Armatosura Turke që transportonte pajisje mjekësore të rregulluar nga Ministria e Shëndetësisë, me direktivat e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për mbrojtje kundër shpërthimit të koronavirusit u ngrit nga baza ajrore Etimesgut të Ankarasë për Venezuelën", tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Twitter.

Kutitë e furnizimeve po ashtu bartin një mesazh për popullin e kombit të Amerikës së Jugut, ekonomia e të cilit është dëmtuar nga sanksionet e SHBA-ve.

"Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell", tha ai duke cituar fjalët e poetit sufi të shekullit të 13-të, Jalaluddin Rumi.

Turqia ka dërguar ndihma mjekësore në gati 140 vende për t'i ndihmuar që të luftojnë pandeminë e koronavirusit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın