Ata Ufuk Şeker
08 Prill 2016•Përditësim: 09 Prill 2016
BRUKSEL (AA) – Kompania ajrore Turkish Airlines (THY) sot nisi fluturimet në aeroportin Zaventem në Bruksel, i cili u mbyll pas sulmit terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton administrata e aeroportit Zaventem në mëngjes avioni i Turkish Airlines u ngrit nga aeroporti Ataturk në Stamboll dhe ateroi në aeroportin Zaventem, dhe se i njëjti avion fluturoi nga Brukseli në Stamboll.
Para sulmeve terroriste, të cilat ndodhën më 22 mars në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë Maalbeek, THY kishte pesë fluturime në ditë nga Stambolli në Bruksel.
Në aeroportin Zaventem janë intensifikuar masat e sigurisë pas sulmit, dhe është hapur vetëm një pjesë e aeroportit.