Ilgın Karlıdağ
12 tetor 2015•Përditësim: 13 tetor 2015
BRUKSEL (AA) - Ministrat e Jashtëm të BE-së, do të diskutojnë marrëdhëniet e Turqisë me Evropën, gjatë mbledhjes së tyre në Luksemburg të hënën, deklaroi shefja për politikë të jashtme Federica Mogherini, raporton Anadolu Agency (AA).
“Është shumë e qartë se BE dhe Turqia ndajnë si asnjëherë më parë axhendë të përbashkët kur kemi të bëjmë me stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit” deklaroi Federica Mogherini para takimit, i cili vjen pas sulmit vetëvrasës në Ankara në të cilin mbetën të vdekur 97 persona.
“Do të flasim për Turqinë në këtë kohë të fatkeqësisë së tmerrshme, si dhe për marrëdhëniet të Turqisë me BE-në dhe për rolin që luan ajo në krizën e refugjatëve” tha Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond.
Takimi do të ketë në fokus edhe konfliktin e Sirisë, shtoi Mogherini.