Turqia

Arda Turan gjobitet me 2,5 milionë lira

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e klubit, thuhet se bordi i klubit ka marrë disa vendime në lidhje me zënkën e Arda Turan me këngëtarin Berkay Şahin në një klub zbavitjeje

Ercan Çakar  | 16.10.2018 - Përdıtësım : 17.10.2018
Arda Turan gjobitet me 2,5 milionë lira

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Klubi Futbollistik İstanbul Başakşehir ka gjobitur futbollistin Arda Turan me 2 milionë e 500 mijë lira, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e klubit, thuhet se bordi i klubit ka marrë disa vendime në lidhje me zënkën e Arda Turan me këngëtarin Berkay Şahin në një klub zbavitjeje.

Nga klubi bëhet e ditur se aktet që pretendohen se janë kryer nga futbollisti aspak nuk përputhen me etikën dhe profesionalizmin e klubit, ndërsa futbollisti është gjobitur me 2 milionë e 500 mijë lira, detyrimet profesionale e të cilit do të vazhdojnë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, duke rezervuar të drejtat për vendime dhe sanksione shtesë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın