Turqia

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me homologun serb Vuçiç

Konsulli Gjeneral i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi, është larguar nga Turqia për të shkuar në vendin e tij

Sefa Şahin  | 17.10.2018 - Përdıtësım : 17.10.2018
Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me homologun serb Vuçiç

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës mësohet se në bisedën telefonike të zhvilluar këtë mbrëmje mes presidentëve Erdoğan dhe Vuçiç janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe është potencuar rëndësia e ruajtjes së paqes dhe prosperitetit në rajon.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy liderët në bisedën telefonike konfirmuan vendosmërinë për të zhvilluar më tej në të gjitha fushat marrëdhëniet Turqi-Serbi.

Po ashtu presidenti Erdoğan dhe homologu i tij serb Vuçiç në bisedë kanë vënë në dukje se viti 2019 është viti i 140 përvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si dhe kanë theksuar rëndësinë për mekanizmin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të formuar mes Turqisë dhe Serbisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın