Sport

Trabzonspor do të përballet me AEK në 'play off'

Në ndeshjen e parë të 'play off'-it që zhvillohet të enjten, Trabzonspor do të përpiqet të fitojë epërsi në Athinë para ndeshjes kthyese në shtëpi

Fatih Erel  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 21.08.2019
Trabzonspor do të përballet me AEK në 'play off'

Stamboll

Klubi Trabzonspor, që garon në ligën e parë turke, të enjten do të përballet me klubin grek AEK në kuadër të ndeshjeve 'play off' të Ligës së Evropës UEFA, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raundin e parë të ndeshjeve 'play off' që zhvillohet në stadiumin OAKA Spyros Louis, Trabzonspor do të përpiqet që të fitojë epërsi në Athinë para ndeshjes kthyese në shtëpi.

Pasi eliminuan kundërshtarët nga Çekia, Sparta Prague, Trabzonspor u kualifikua për ndeshjet 'play off', përderisa AEK e eliminoi klubin nga Rumania Universitatea Craiova, për të avancuar në ndeshjet e 'play off'-it.

Këto janë përballjet e para në kuadër të ndeshjeve 'play off' të Ligës së Evropës që zhvillohen të enjten:

Suduva (Lituani) - Ferencvaros (Hungari)

Kobenhavn (Danimarkë) - Riga FC (Letoni)

Celtic (Skoci) - AIK (Suedi)

Ararat-Armenia (Armeni) - Dudelange (Luksemburg)

Ludogorets (Bullgari) - Maribor (Slloveni)

Linfield (Irlandë e Veriut) - Qarabag (Azerbajxhan)

Slovan Bratislava (Sllovaki) - PAOK (Greqi)

Astana (Kazakistan) - BATE Borisov (Bjellorusi)

Torino (Itali) - Wolverhampton Wanderers (Angli)

Legia Warszawa (Poloni) - Rangers (Skoci)

FCSB (Rumani) - Vitoria SC (Portugali)

PSV Eindhoven (Holandë) - Apollon Limassol (Qiproja Greke)

AEK Athens (Greqi) - Trabzonspor (Turqi)

Feyenoord (Holandë) - Hapoel Beer-Sheva (Izrael)

Gent (Belgjikë) - Rijeka (Kroaci)

Espanyol (Spanjë) - Zorya Luhansk (Ukrainë)

Partizan (Serbi) - Molde (Norvegji)

Braga (Portugali) - Spartak Moskva (Rusi)

Malmo (Suedi) - Bnei Yehuda Tel-Aviv (Izrael)

Strasbourg (Francë) - Eintracht Frankfurt (Gjermani)

AZ Alkmaar (Holandë) - Royal Antwerp (Belgjikë)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.