Sport

Futbollisti francez Ribery i bashkohet Fiorentinës

Franck Ribery ka kompletuar transferin e tij në klubin italian Fiorentina

Muhammed Enes Çallı  | 21.08.2019 - Përdıtësım : 22.08.2019
Futbollisti francez Ribery i bashkohet Fiorentinës

Ankara

Klubi italian i futbollit Fiorentina sot ka njoftuar nënshkrimin e lojtarit të lirë francez Franck Ribery, transmeton Anadolu Agency (AA).

''ACF Fiorentina me kënaqësi njofton nënshkrimin e Franck Ribery", thuhet në kumtesën e klubin nga Seria A.

Nga klubi njoftojnë se Ribery do të zyrtarizohet të enjten në stadiumin "Artemio Franchi".

Përfaqësuesi francez u nda nga klubi i Bundesligës, Bayern Mynih, në fund të sezonit të kaluar pasi kaloi 12 sezone me klubin gjerman.

Ai fitoi nëntë tituj në Bundesligë, gjashtë kupa të Gjermanisë, si dhe titullin e Ligës së Kampionëve UEFA në vitin 2013.

Lojtari anësor 36-vjeçar ka shënuar 124 gola dhe ka dhënë 182 asiste në 425 ndeshje për klubin nga Bundesliga.

Para se t'i bashkohej Bayernit, Ribery gjatë karrierës së tij ishte pjesë e ekipeve Boulogne, Ales, Brest, Metz, Marseille dhe klubit turk Galatasaray.

Ribery shënoi 81 paraqitje për përfaqësuesen franceze dhe shënoi 16 gola për shtetin e tij.

Ai ishte pjesë e ekipit të Francës gjatë Kampionatit Botëror FIFA 2006 në Gjermani, ku ekipi i tij ishte i dyti, pasi u mund në penalti në finale nga Italia me rezultatin 5-3.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.