Ekip
27 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
MYNIH (AA) – Sulmuesi anësor francez Franck Ribery (33) ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin e Mynihut, e cila me klubin bavarez lidhet deri në qershor të vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtari i përfaqësueses franceze në Bayern arriti në vitin 2007 nga Olympique Marseille, ndërsa në fanellën e kampionit gjerman ka luajtur 333 ndeshje duke shënuar 108 gola.
Ribery të dielën deklaroi se është shumë i lumtur që ka rastin edhe një sezon të luajë për klubin gjerman.
“Kjo është e bukur. Klubi dhe qyteti janë bërë shtëpia ime”, deklaroi Ribery.