Elif Nur Çolak
18 Gusht 2016•Përditësim: 19 Gusht 2016
STAMBOLL (AA) – Klubi i Kasımpaşa ka transferuar në radhët e tij futbollistin kosovar Loret Sadiku, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga klubi bardh-e-kaltër, njoftohet se është nënshkruar kontratë trevjeçare me mesfushorin 25-vjeçar i cili stinorin e kaluar veshi fanellën e klubit Mersin Idmanyurdu.
Njoftohet se në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës që u realizua në kampusin sportiv të Kasımpaşa në Kemerburgaz, ka marrë pjesë edhe drejtori sportiv i klubit Nursal Bilgin.
Ndryshe, Loret Sadiku më parë gjatë karrierës së tij kishte luajtur në klubet suedeze Varnamo në vitin 2011 dhe Helsinborgs gjatë viteve 2012-2014.