Erbil Başay
11 Qershor 2017•Përditësim: 12 Qershor 2017
BERLIN (AA) - Kampioni i ligës së parë të futbollit gjerman (Bundesliga), Bayern Munich, transferoi mesfushorin e Werder Bremen-it, Serge Gnabry, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Bayern Munich, konfirmohet se është arritur marrëveshje me Werder Bremen në lidhje me transferimin e Gnabry dhe se futbollisti 21 vjeçar do të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me klubin nga Mynihu.
Kryetari i bordit drejtues të Bayern Munich-ut, Karl-Heinz Rummenigge, duke theksuar se Gnabry është zhvilluar në Werder Bremen, tha se ndjejnë kënaqësi nga transferimi i një futbollistit që vesh fanellën e kombëtares.
Gnabry sezonin e kaluar me fanellën e Werder Bremen-it në 27 ndeshje shënoi 11 gola.