Serhat Bağbars
03 Korrik 2016•Përditësim: 04 Korrik 2016
STAMBOLL (AA) - Ekipi i Ligës së Parë të Futbollit të Francës (Ligue 1) Paris Saint-Germain (PSG), arriti marrëveshje me mesfushorin polonez të Sevilla-s Grzegorz Krychowiak deri në fund të sezonit 2020-2021, raporton Anadolu Agency (AA)
Në deklaratën e publikuar nga klubi PSG në ueb faqen e tij, u theksua se është arritur marrëveshje pesë vjeçare me 26 vjeçarin Krychowiak.
Në lajmet e mediave spanjolle theksohet se PSG-ja për Krychowiak do të paguajë Sevilla-s 26 milionë euro, ndërsa ende nuk është dhënë deklaratë në lidhje me transferimin nga të dyja ekipet.
Nga ana tjetër Krychowiak është transferimi i dytë i PSG-së pas Hatem Ben Arfa.