Associated Press
03 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
SPIELBERG, Austri (AA) — Në xhiron e fundit të garës, Lewis Hamilton me një shpejtësi të madhe kaloi pranë kolegut të tij nga Mercedes, Nico Rosberg për të marrë avantazhin e garës e cila njëherësh i siguroi atij fitoren për çmimin e madh të Austrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përveç që humbi pozitën e parë nga Hamilton, Rosberg përfundoi garën në pozitën e katërt pasi gjatë tejkalimit ai u godit nga bolidi i Hamiltonit.
Max Verstappen me Red Bull dhe Kimi Raikkonen me Ferrari përfunduan në podiumin e fituesve, në vendin e dytë dhe të tretë.