Mutlu Demirtaştan
23 Tetor 2015•Përditësim: 24 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) - Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 16-të e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agnecy (AA).
Raundi i klasifikimeve do të mbahet nesër në pistën “Amerika” në qytetin Austin të shtetit Teksas, e gjatë 5.513 metra ku do të zhvillohen 56 raunde, ndërsa gara do të zhvillohet më 25 tetor të dielën.
Në 15 fazat e para të këtij sezoni, piloti i Mercedes-it nga Britania e Madhe Lewis Hamilton, arriti 9 fitore në garat e zhvilluara në Australi, Kinë, Bahrein, Kanada, Britani të Madhe, Belgjikë, Itali, Japoni dhe Rusi.
Në garat tjera piloti gjerman i Ferrari-t Sebastian Vettel në Malajzi, Hungari dhe Singapor ndërsa piloti tjetër i Mercedes-it gjermani Nico Rosberg në Spanjë, Monako dhe Austri fituan nga 3 gara.
Në rënditjen e pilotëve, Hamilton-i me 302 pikë dhe me 66 pikë më shumë se Vettel-i, katër gara para përfundimit është lider. Kurse Roseberg është i treti me 229 pikë.
- Pilotët dhe klasifikimi i ekipeve
Para Grand Prix-it të SHBA-ve pesë vendet e para të pilotëve dhe klasifikimi i ekipeve renditet kështu:
- Klasifikimi i pilotëve:
1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 302 pikë
2. Nico Rosberg (Gjermani): 236
3. Sebastian Vettel (Gjermani): 229
4. Kimi Raikkonen (Finlandë): 123
5. Valtteri Bottas (Finlandë): 111
- Klasifikimi i ekipeve:
1. Mercedes: 531
2. Ferrari: 359
3. Williams: 220
4. Red Bull: 149
5. Force India: 92