Mutlu Demirtaştan
05 Mars 2016•Përditësim: 06 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Këshilli Botëror i sporteve motorike të Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA), ka miratuar formatin e ri të garës kualifikuese në bazë të rregullit të eliminimit në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të publikuar nga ueb-faqja e Formula 1, u njoftua se formati i ri në të cilën pilotët më të ngadalshëm pas një kohë të caktuar do të mbeten jashtë lojës, do të zbatohet në Grand Prix-in e Australisë që është gara e para e sezonit.
Formati i ri i garës kualifikuese do të përbëhet nga tri pjesë ashtu siç ishte edhe në sistemin e vjetër. Në seancën e parë e cila do të zgjasë 16 minuta, pas 7 minutave piloti më i ngadalë do të eliminohet. Pastaj në çdo 90 sekonda do të vazhdohet të eliminohet në të njëjtën mënyrë. Pasi që të eliminohen 7 pilotë do të kalohet në seancën e dytë me 15 pilotë.