Sport

FIFA zbulon kandidatët për Çmimin e golit më të mirë të vitit

Fituesi i çmimit do të përcaktohet në Milano të Italisë më 23 shtator, pas votimit nga juria

Mutlu Demirtaştan  | 19.08.2019 - Përdıtësım : 20.08.2019
FIFA zbulon kandidatët për Çmimin e golit më të mirë të vitit

Stamboll

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka zbuluar 10 kandidatët për çmimin goli më i mirë i vitit, FIFA Çmimi Puskas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e kandidatëve të çmimit që jepet që nga viti 2009 në kujtim të futbollistit hungarez Ferenc Puskas, janë futbollisti argjentinas i Barcelonës Lionel Messi dhe futbollisti suedez i Los Angeles Galaxy në SHBA.

Votimi i parë do të vazhdojë deri më 1 shtator nga ueb faqja e FIFA-s. Pas kësaj numri i kandidatëve do të ulet në 3 dhe fituesi i çmimit do të përcaktohet në Milano të Italisë më 23 shtator, pas votimit nga juria.

Më parë këtë çmim e kishin fituar Hamit Altıntop, Cristiano Ronaldo, Neymar, Miroslav Stoch, Ibrahimovic, James Rodriguez, Wendell Lira, Mohd Faiz Subri, Oliver Giroud dhe Muhammed Salah.

Kandidatët për çmimin e vitit 2019 dhe ndeshjet ku janë shënuar golat janë si në vijim:

Matheus Cunha (Brazil): Bayer Leverkusen-Leipzig (Bundesliga)

Zlatan Ibrahimovic (Suedi): Toronto-Los Angeles Galaxy (MLS)

Lionel Messi (Argjentinë): Real Betis-Barcelona (La Liga)

Ajara Nchout (Kamerun): Kamerun-Zelanda e Re (FIFA Kupa Botërore tek gratë)

Fabio Quagliarella (Itali): Sampdoria-Napoli (Serie A)

Juan Fernando Quintero (Kolumbi): River Plate-Racing Club (Superliga e Argjentinës)

Amy Rodriguez (SHBA): Utah Royals-Sky Blue (Liga Amerikane e Futbollit tek gratë)

Billie Simpson (Irlanda e Veriut): Sion Swifts Ladies-Cliftonville Ladies (Liga e Irlandës së Veriut tek gratë)

Andros Townsend (Angli): Manchester City-Crystal Palace (Premierligë)

Daniel Zsori (Rumani/Hungari): Debrecen-Ferencvaros (Liga e parë e futbollit në Hungari)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.