Bojan Bednar
22 Tetor 2021•Përditësim: 25 Tetor 2021
Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin, deklaroi sot se Kampionati Botëror Olimpik i Boksit në Beograd do të mbahet nga datat 24 tetor deri më 6 nëntor, ku do të marrin pjesë 670 boksierë nga 103 shtete dhe se gjithsej rreth 1350 anëtarë të ekipeve të boksit do të qëndrojnë në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e kampionatit, ai deklaroi se përveç dy televizioneve serbe, Radio Televizionit të Serbisë (RTS) dhe televizionit kabllor Arena, kampionati do të transmetohet edhe nga 39 televizione nga mbarë bota.
Borovçanin theksoi se çmimi për kampionët e botës në të gjitha kategoritë është 100.000 euro. Boksierët do të marrin 50.000 euro për medaljen e argjendtë dhe 25.000 euro për medaljen e bronztë.
Ai theksoi se ky është kampionati i parë botëror në boksin olimpik që organizohet në këtë format dhe se me udhëheqjen e re të Organizatës Botërore të Boksit (AIBA), boksi po përjeton një "rilindje botërore".