Protestë pro-palestineze në Kampionatin Evropian të Bejsbollit 2025 në Holandë
Disa demonstrues pro-palestinezë u mblodhën jashtë stadiumit "Neptunus" në Roterdam të Holandës të hënën, për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në turne

Shkup
Disa demonstrues pro-palestinezë u mblodhën jashtë stadiumit familjar "Neptunus" në Roterdam të Holandës të hënën, gjatë Kampionatit Evropian të Bejsbollit për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në turne, raporton Anadolu.
Protesta ngadalësoi për pak kohë hyrjen në vendngjarje ku edhe u rritën tensionet.
Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke larguar protestuesit mes momenteve të dhunës.
Hetuesit e OKB-së arritën së fundmi në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës, ku më shumë se 65.300 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga tetori 2023.