Azerbajxhani, ndalesa e radhës në Formula 1
Deri më tani në Formula 1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 3 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore

Londër
Emocionet për Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 17-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Azerbajxhanit, raporton Anadolu.
Gara do të zhvillohet me 51 xhiro në pistën e Qytetit të Bakus me një gjatësi prej 6 kilometrash në kryeqytetin Baku. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 21 shtator në orën 15:00.
Deri më tani në Formula 1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 3 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
- Pilotët:
1. Oscar Piastri (Australi): 324
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 293
3. Max Verstappen (Holandë): 230
4. George Russell (Britani e Madhe): 194
5. Charles Leclerc (Monako): 163
- Ekipet
1. McLaren: 617
2. Ferrari: 280
3. Mercedes: 260
4. Red Bull Racing: 239
5. Williams: 86
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.