Ruslan Rehimov
20 dhjetor 2015•Përditësim: 20 dhjetor 2015
BAKU (AA) - Në përleshjet të ndodhura në vijën e frontit kanë humbur jetën 2 ushtarë të Armenisë, ndërsa ka gjetur vdekjen edhe një ushtar azer, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se në përleshjen në vijën e frontit e cila ndodhi më 19 dhjetor, ushtria e Azerbajxhanit ka goditur pikat e zjarrit të anës së kundërt, ku disa automjete ushtarake u shkatërruan dhe së paku 2 ushtarë të Armenisë janë vrarë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.