Doga Kirmizioglu
02 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
ANKARA (AA) - O.J Mayo, basketbollist në NBA amerikane, i cili në sezonin e fundit ka luajtur për Milwaukee Bucks dhe këtë vit përfundoi kontratën me këtë klub, u dënua me dy vjet pezullim për shkak të dopingut, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion është publikuar në faqen zyrtare të NBA, ku thuhet se basketbollsiti 28-vjeçar ka shkelur rregullat ndaj dopingut dhe është dënuar 2 vite pezullim.
Në deklaratë nuk është përcaktuar se çfarë lloji të dopingut ka përdorur Mayo. Në këtë deklaratë vihet në dukje se basketbollisti ka të drejtë për të apeluar vendimin.
Mayo, në sezonin e kaluar luajti 41 ndeshje për Bucks, dhe mesatarja e tij për lojë ishte 7.8 pikë, 2.9 asistime dhe 2.6 kërcime.