Dejan Maksimoviç
02 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
SARAJEVË (AA) - Miroslav Klose (38), ish-sulmuesi i Werder Bremenit, Bayernit dhe Lazios beson se Gjermania mund të fitojë EURO 2016, nëse sonte e kalon Italinë në çerekfinale. Gjithashtu lojtari me përvojë Klose pretendon se portieri gjerman Manuel Neuer është më i mirë se legjenda italiane Gianluigi Buffon, raporton Anadolu Agency (AA).
Klose, i cili ka luajtur për Gjermaninë në 137 paraqitje dhe ka shënuar 71 gola. Ai vendosi të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, pas titullit të kampionit të botës në vitin 2014. Ai thotë se me padurim e pret ndeshjen e sontme.
"I pashë të gjitha ndeshjet e Italisë dhe Gjermanisë në Kampionatin Evropian. I gëzohem kësaj çerekfinale dhe më vjen mirë që unë do ta shoh nga anash. Kam patur fat të përjetoj shumë ndeshje si protagonist, por tani mund ti shoh ato nga një perspektivë tjetër. Kur mora vendimin të dal në pension nga ekipi kombëtar, kam qenë i vetëdijshëm për atë që jam duke bërë. Përveç kësaj, ekipi kombëtar nuk është i keq pa mua", ka thënë Klose për mediat gjermane.