Elvir Hociç
08 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
SARAJEVË (AA) – Arbitri hungarez Viktor Kassai do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e hapjes së Kampionatit Evropian në Futboll mes Francës dhe Rumanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Të premten, më 10 qershor në Francë fillon Kampionati i 15-të Evropian në Futboll, ndërsa në ndeshjen e parë takohen Franca dhe Rumania.
Ceremonia e hapjes së Kampionatit Evropian dhe ndeshja e parë do të luhet në stadiumin Stade de France - Saint Denis.
Nga Organizata Evropiane e Futbollit u bë e ditur se drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri Kassai, i cili ishte gjyqtari i katërt në finalen e sivjeme të Ligës së Kampionëve ku në Milano u përballen klubet madriliene Reali dhe Atletico.