Ruslan Rehimov
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
MOSKË (AA) - Në Rusi 8 sportistë u suspenduan nga garat për shkak të përdorimit të dopingut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Agjencisë për Luftë kundër Dopingut në Rusi (RUSADA), thuhet se kampioni i vendit në xhudo Pyotr Khachirov është dënuar me 4 vite pezullim ndërsa Svetlana Burtseva me 2 vite nga garat sportive për shkak se kanë shkelur rregullat e antidopingut.
Ndërsa peshëngritëset Larisa Kobaleva, Ksenia Kolomiets dhe Antona Kotlyarova u suspenduan me nga 4 vite kurse Nadejda Ivchinnikova me 2 vite.
Peshëngritëset të cilat u identifikuan se kanë përdorur për herë të dytë doping, Egora Ivanova dhe Amina Mashadova u pezulluan me nga 8 vite.