Ercan Çakar
16 nëntor 2015•Përditësim: 16 nëntor 2015
HUNGARI (AA) – Kombëtarja hungareze në futboll ka mposhtur Norvegjinë në ndeshjen e dytë të play-off-it dhe me këtë fitore siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin evropian të futbollit i cili vitin e ardhshëm mbahet në Francë, rapoprton Anadolu Agency (AA).
Hungarezët mbrëmë në terrenin vendas, në stadiumin "Groupama Arena" në Budapest shënuan fitore me rezultatin 2 - 1, dhe pasi ditë më parë fituan edhe në terren mysafir me një fitore minimale, me rezultatin e përgjithshëm 3 - 1 siguruan biletën në 'EURO 2016'.
Kjo është hera e tretë që Hungaria kualifikohet në garën më të madhe evropiane të futbollit. Në vitin 1964 kjo kombëtare fitoi medaljen e bronztë ndërsa në vitin 1972 kur kampionati u mbajt në Hungari arritën në gjysmë finale por mbetën pa medalje.
Sonte edhe një ekip do të sigurojë pjesëmarrjen në evropian, por kjo do të mësohet pas përballjes ndërmjet Republikës së Irlandës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ndeshja e parë në Zenicë përfundoi pa fitues me rezultatin 1 -1.