Dejan Maksimoviç
18 nëntor 2015•Përditësim: 18 nëntor 2015
LONDËR (AA) - Zlatan Ibrahimoviç, përfaqësuesi i kombëtarës sudeze në futboll, nuk e ka fshehur kënaqësinë e vet pasi që ekipi i tij kombëtar fitoi në fazën e play-off-it, duke eliminuar Danimarkën fqinje dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin evropian që do të luhet vitin e ardhshëm në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ndeshjes, Ibrahimoviç, mes tjerash tha se e ka dërguar Danimarkën në pension.
Suedia në ndeshjen e parë në Stokholm mposhti Danimarkën me rezultatin 2:1, për të barazuar mbrëmë në Kopenhagë me rezultatin 2:2. Të gjithë golat në ndeshjen e kthimit si dhe një në ndeshjen e parë, i ka shënuar sulmuesi i shkëlqyer i Paris Saint Germain-it.