Rahmi Gündüz
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
PARIS (AA) - Pilotët e kompanisë franceze kombëtare ajrore Air France sot hynë në grevë për të protestuar kundër kushteve të punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Stafi drejtues i Air France bëri të ditur se për shkak të grevave janë duke i kryer vetëm 80 për qind të fluturimeve të planifikuara.
Në një deklaratë të publikuar nga sindikata e pilotëve paralajmërohet se greva e cila do të zgjasë 4 ditë mund të vazhdojë edhe më shumë.
Ministri francez i Transportit, Alain Vidailes, në një deklaratë, daljen në grevë të pilotëve në kohën e Kampionatit Evropian EURO 2016 e ka përshkruar si papërgjegjshmëri.
Pilotët francez gjithashtu kishin organizuar grevë edhe në vitin 1998 në Kampionatin Botëror që u organizonte në France dhe kishin arritur që të realizonin kërkesat e tyre.