Can Erözden
16 maj 2022•Përditësim: 20 maj 2022
Boston Celtics mposhti kampionët e vitit 2021, Milwaukee Bucks, me rezultatin 109:81 të dielën duke arritur në finalet e Konferencës Lindore të NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Boston fitoi serinë gjysmëfinale 4:3 për t'u përballur me Miami Heat në finale, e cila do të fillojë të martën në FTX Arena të Miami-t.
Të dielën, Celtics u udhëhoq nga sulmuesi amerikan Grant Williams, pasi 23-vjeçari shënoi 27 pikë kundër Bucks në TD Garden të Bostonit.
Ylli i Bostonit, Jayson Tatum, ishte një nga lojtarët kyç për fitoren e madhe të ekipit të tij, duke shënuar 23 pikë.
Përveç kësaj, shoku i skuadrës së Tatum, Jaylen Brown, shënoi 19 pikë.
Superylli grek i Bucks, Giannis Antetokounmpo, shënoi triple-double në Boston.
Sulmuesi 27-vjeçar shënoi 25 pikë, 20 kërcime dhe nëntë asistime.
Gardiani i Milwaukee, Jrue Holiday, shënoi 21 pikë dhe bëri tetë asistime. Por Bucks nuk ishin në gjendje të shmangnin humbjen si mysafir që rezultoi me eliminim në gjysmëfinale për kampionët në fuqi.
Sa i përket finales së Konferencës Perëndimore, Golden State Warriors do të përballen me Dallas Mavericks.