Sport

Bucks mposht Suns dhe ngushton rezultatin në finalen e NBA-së

Suns pësoi humbje në Fiserv Forum në Milwaukee por ende është duke udhëhequr serinë me 2-1

Can Erözden  | 12.07.2021 - Përdıtësım : 15.07.2021
Bucks mposht Suns dhe ngushton rezultatin në finalen e NBA-së

Ankara

Milwaukee Bucks të dielën ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Phoenix Suns me rezultatin 120-100 në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së 2021, duke ngushtuar diferencën në një fitore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Suns pësoi humbje në Fiserv Forum në Milwaukee por ende është duke udhëhequr serinë me 2-1.

Super ylli grek i Bucks-it, Giannis Antetokounmpo shënoi 41 pikë, 13 kërcime dhe realizoi gjashtë asiste. Performanca e tij e theksuar solli fitoren.

Shoku i tij i skuadrës Jrue Holiday shënoi 21 pikë dhe nëntë asiste. Khris Middleton shtoi 18 për Milwaukee.

Super ylli i Suns-it, Chris Paul shënoi 19 pikë dhe nëntë asiste. Jae Crowder dhe Deandre Ayton shënuan 18 pikë për Phoenix.

Ndeshja e katërt në serinë finale do të mbahet të mërkurën në Milwaukee, më 14 korrik.

Ekipi që do të shënojë katër fitore i pari do të jetë kampioni i NBA-së për vitin 2021.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.